Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humbën jetën në punë, përcillen për në banesën e fundit babë e bir, ministri Balla shkon për ngushëllime në familjen e viktimav

Mes dhimbjes së thellë, Roland dhe Lidio Hoxha, babë e bir që humbën jetën dje pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit, u përcollën sot në banesën e fundit.

Për ngushëllime në familjen Hoxha shkoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.

Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me gjashtë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij. Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për manovratorin e vinçit Roland Hoxha i cili ndërroi jetë në vendngjarjen dhe të birin Lidio, i cili ndërroi jetë 2 orë më vonë, mjekët nuk mundën të bëjnë gjë, pasi dëmtimet ishin të konsiderueshme. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.