Emisari i BE’së për dialogun Kosovë – Serbi , Miroslav Lajçak është takuar me tre anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, përfshirë edhe Millorad Dodik.
Pas këtij takimi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
Një pyetje për Departamentin e Shtetit Amerikan: A e mbeshtesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që takimi është bërë në margjina të Forumit Diplomatik në Antalia.