Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Për herë të parë nga paslufta ndjehemi të lirë”, KpB karrocat falënderojnë Prishtina Parkingun

“Prishtina Parking” është duke vijuar punën në lirimin e hapësirave të parkingut edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Në njoftimin e “Prishtina Parking” thuhet se qasja përmes hapësirave për parkim në infrastrukturë dhe shërbime të ndryshme për përdoruesit e karrocave do të mbetet objektivë parësore për kompaninë.

Një gjëje të tillë i është gëzuar edhe klubi Kpb Karrocat e Kaltërta.

Sipas tyre, kjo është hera e parë që nga paslufta që ndjehen të barabartë.

“Faleminderit Prishtina Parking.

Për herë të parë që nga paslufta jemi ndjerë të lirë dhe të barabartë me të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Vërtet është bërë një punë shumë e madhe për të siguruar qasje për persona me aftësi të kufizuar” thonë ata.