Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili kohës së fundit është mjaftë e përfolur në mediat rozë.
Ismaili mbrëmë ka njoftuar ndjekësit se nuk do të transmetohet më emisioni i saj në RTK, shkruan “Kosovarja”.
Andaj pak minuta më parë tregoi se episodi plotë do të publikohet në llogarinë e saj në facebook.
Postimi i plotë:
Miq të mi. Emisionin e plotë “Show i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër këtu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeçare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftës. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini”. Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritëm prapë. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen.