Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi në Lushnjë/ Avokati i njohur zbardh detaje nga ngjarja e rëndë: Nuk pati kontakt me rrymën, ja pse ndodhi

Temë e emisionit Review këtë të shtunë ishte shpërthimi që ndodhi në një fabrikë në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona si dhe u plagosën 7 të tjerë.

I ftuar në studio, avokat Ermal Hamataj zbuloi dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë. Ahmataj tha se shkak për shpërthimin nuk është bërë kontaki i vinçit me telat e tensionit të lartë, por shpërthimi i bombolave të oksigjenit.

Sipas tij bombolat ishin të varura në vinç dhe nxehtësia e saldimit ka bërë që ato të shpërthenin dhe të shkaktonin tragjedinë.

“Përfundimisht duhet ta quajmë të mbyllur pjesën e kontaktit me rrymën elektrike, eskavatori nuk ka prekur në asnjë moment rrymën e tensionit e lartë. Ekspertët e dinë shumë mirë që linjat e tensionit të lartë në momentin që bien në kontakt me çdo send vetëstakohen sepse me qenë e kundërta, nëse në momentin që do të binin në kontakt do vazhdonin të tejçonin rrymë aty mund të ishte bërë kasaphanë dhe nja dy kilometra. Situata është qesharake që është kthyer në një tragjedi më mbrapa. Pakujdesi ekstreme që ata persona që ishin duke punuar që nuk e dinin çfarë po bënin.

Dy saldatorët kanë qenë duke salduar me oksigjen. Pakujdesia qëndron në faktin se ato bombla duhet të kishin zgjatues të paktën 2.5 metër më të gjatë në mënyrë që të stacionoheshin diku. Por ato bombola për fat të keq nuk kanë qenë të stacionuara dhe kanë qenë të varura te krahu I vinçit. Vinçi nuk ka qenë duke punuar thjesht po mbante Bombolat. Nxehtësia e saldimit ka bërë që të shpërthejnë bombulat dhe të shkëputet teli i tensionit”, tha avokati.