Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Gjendet pa shenja jete një 91-vjeçare në banesën e saj në Prishtinë

Një 91-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Ademaj”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar ser këtë rast e kanë pranuar rreth orës 16:00.

“Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91-vjeçare”, tha ajo.