Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Inxhinieri për sigurinë teknike zbardh detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnje dhe ngre dyshime të forta: Sa herë ka tragjedi të tilla gjithmonë fshihet një politikan i cili…

Temë e emisionit “Review” këtë të shtunë ishte shpërthimi që ndodhi në një fabrikë në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona si dhe u plagosën 7 të tjerë.

I ftuar në studio inxhinieri për sigurinë teknike, Thoma Melo, tha se sa herë ka tragjedi të mëdhaja, githmonë fshihet një politikan i cili mundohet të mbyllë ngjarjen.

Melo tha se Inspektoriati i punës me 98 punonjës nuk mund të kontrollojë i vetëm 100 mijë biznese, nëse respektojnë kushtet e sigurisë në punë, ndaj duhet të funksionojë i gjithë sistemi.

“Unë nuk e kuptoj se si ndërtuesit mund të punojnë në kushte të tilla për të ulur disa kosto duke marrë risqe të tilla. Ajo që do të thosha është se kur flasim për tragjedi të mëdhaja, sa herë ndodhin tragjedi të mëdhaja, ka një mburojë politike. Ka një mbyllje syri, është dikush që nuk lejon të vijë inspektori, është dikush që pengon të zbardhet. Del kryeministri thotë ka një pallat aty që është ndërtua pa leje. Gjithmonë kur ndodh një tragjedi kemi një politikan të zonës që ka marrë diçka, që është I përfshirë në diçka. Inspektoriati i Punës nuk mund ta bëjë e vetme, poasi janë 98 veta që duhet të kontrollojnë 100 mijë biznese”, tha inxhinieri.