Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

3 Hëna të reja në sistemin diellor

 
   

Zbulohen tre Hëna të reja në sistemin tonë diellor. Njëra prej tyre orbiton rreth Uranit, ndërsa dy të tjerat rreth Neptunit.

Klasifikohen si më pak të ndritshmet të vrojtuara deri më sot nga teleskopet tokësore.

Sateliti i ri natyror i Uranit ka një diametër prej 8 km dhe një rrotullim rreth planetit e përmbush në 680 ditë.

Ndërkohë që aktualisht i është vendosur sigla S/2023 U1, por së shpejti do t’i vendoset një emër nga personazhet e William Shakespeare sikurse është vepruar edhe me 27 satelitet e tjerë të këtij planeti.

Dy hënat e reja të Neptunit, me siglat përkatëse S/2002 N5 dhe S/2021 N1, së shpejti do të kenë emra nga Nereidet, nimfat detare të mitologjisë greke sikurse 14 satelitet e tjerë që rrotullohen rreth këtij planeti.