Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër.
Policia ka njoftuar mëngjesin e kësaj të diele se 48-vjeçari me iniciale E. Ç. ka tentuar të vriste me makinë ish-vjehrrin e tij, me iniciale A. U.
Blutë bëjnë me dije se 48-vjeçari ka kaluar në korsinë e biçikletave me makinë dhe ka përplasur me dashje ish-vjehrrin.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa ish-vjehrri është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, 48-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.
Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po lëvizte, në korsinë e dedikuar, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.