Qeveria e Kosovës e ka prezantuar logon për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari.