Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një postim në Instagram, ka shkruar se po bën të pamundurën që të luftojë për popullin serb në Kosovë dhe se nuk do t’i lë në baltë.
Sa herë që i jepet rasti për të shkruar apo shfaqur në ndonjë televizion, ai përmend serbët e Kosovës se kinse ata janë vazhdimisht të rrezikuar dhe se po bën të pamundurën që t’i ndihmojë.
Në anën tjetër, presidenti serb ishte disa ditë më parë në Tiranë ku mori pjesën në Samitin për Ukrainën, ku është takuar me liderët e vendeve të Ballkanit.
Edhe nga atje ai theksoi në mënyrë indirekte se shteti i tij nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë pavarësisht se këtë gjë e kanë bërë pothuajse të gjithë në Evropë.
Vuçiq theksoi se qeveria të cilën ai udhëheq do të luftojë për popullin serb në Kosovë, për të cilët tha se nuk do t’i lë në baltë.