Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të ADF2024.
Sipas MPJD-së temat e diskutimit ishin mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike.
Tutje Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
“Gjatë këtij takimi bilateral u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike, thuhet në njoftim.