Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën pasi një varkë emigrantësh është përmbytur në veri të Francës.
Fëmija ishte në mesin e 16 personave në bordin e varkës, kur ajo u përmbys pak pasi u lëshua në Canal de l’Aa në Watten, rreth 20 milje larg nga Calais.
7-vjeçarja ishte me tre vëllezërit e motrat e saj, nënën shtatzënë dhe babain, sipas zyrtarëve lokalë, ndërsa anëtarët e mbijetuar të familjes u dërguan në spital në Dunkirk aty pranë.
Kanali të çon në Detin e Veriut dhe është një rrugë e përdorur rregullisht nga migrantët që përpiqen të kalojnë Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar. Varka mbante gjithashtu një çift, dy burra dhe gjashtë fëmijë të vegjël.
Një strukturë është ngritur në bashkinë në Watten për të shpëtuarit për të marrë strehim dhe ushqim.