Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama në Balldren të Lezhës: Anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama zhvilloi sot një takim me strukturat e PS në Balldren, Lezhë.

Rama shprehet se “Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, ç’ka sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë”.

Gjatë këtij takimi, Rama tha se Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë.

“Partia Socialiste ka një përgjegjësi të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kreu i PS, theksoi se “ne e bëjmë këtë proces sepse për mua, them që duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritikën tonë dhe vetë-përmirësimin tonë në kushtet kur ne nuk jemi të sfiduar nga një kundërshtar përballë”.