Nëntë persoa ende rezultojnë të zhdukur nga sulmet izraelite të shtunën i cili i la të vdekur 30 civilë
I ulur mes rrënojave Imadi po pret lajme për të birin.
Ky i fundit është në mesin e nëntë të zhdukurve nga sulmi izraelit i së shtunës mbrëma, i cili la të vdekur të paktën 30 persona në Rafahun e Gazës jugore.
“Djali im është ende nën rrënoja. Kunati im vdiq së bashku me dy fëmijët e tij të cilët i priti 16 vjet. Gruaja e tij kishte bërë fekondim (IVF) më shumë se një herë. Ata vdiqën”, thotë Imadi.
Ndërkohë një i mbijetuar dhe njëkohësisht i afërm i viktimave, të dielën erdhi për tu dhënë lamtumirën atyre.
Ai tregon se si në shtëpinë e cila u shemb nga sulmi po qëndronin rreth 35 persona dhe se nuk pati rezistencë, pasi të gjithë ishin civilë.
“Në shtëpi ishin rreth 35 persona, duke përfshirë të zhvendosur. Shumica ishin fëmijë. Nuk pati rezistencë (militantë)kur shtëpia, katër ose tre kate, u shemb mbi ta. Ka disa njerëz nën rrënoja. Po presim të heqin rrënojat”, thotë Ebu Anza.
Sulmet vijnë pasi Izraeli në thelb ka miratuar një kornizë të një marrëveshjeje të propozuar për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza, dhe tani i takon Hamasit që të pajtohet me të.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë punuar për javë të tëra për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të ndalur luftimet para fillimit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit rreth 10 marsit.
Një marrëveshje ka të ngjarë të lejojë që ndihma të arrijë qindra mijëra palestinezë të dëshpëruar në Gazën veriore, për të cilët zyrtarët e ndihmës shqetësohen se janë nën kërcënimin e urisë.