Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Të turpshme veprimet e Brukselit”, profesori përmend zyrtarët ndërkombëtarë që thotë se janë “armiq” të kombit shqiptar, përfshin edhe një shqiptar

 
   

Qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë janë kritikuar vazhdimisht. Madje, vetë disa zyrtar ndërkombëtare, shpeshherë kanë kritikuar BE-në se po mban anën e Serbisë dhe po tregohet më e ashpër me Kosovën.

Tragjeditë, vrasjet e kërcënimet që janë shkaktuar nga Serbia në Kosovë, disa herë janë trajtuar si të parëndësishme nga BE-ja, gjë që është përmendur shumë herë nga krerët e shtetit të Kosovës në takimet ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit.

Këto qëndrime që BE-ja mbanë karshi Kosovës, i ka kritikuar edhe Prof.Dr. Eshref Ymeri duke folur në një prononcim për ‘Bota sot’. Ai i quan qëndrimet e Brukselit të turpshme.

 Image
 Prof.Dr. Eshref Ymeri 
 

“Qëndrimi i Brukselit ndaj Serbisë është me të vërtetë i turpshëm. Me qëndrimet përkëdhëlëse ndaj Serbisë, Perëndimi evropian vërteton se ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet bastion antishqiptar, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit. Por, çuditërisht, këtë qëndrim përkëdhelës ndaj Serbisë po e mban edhe Vashingtoni, në dëm të interesave të Republikës së Kosovës”, vlerëson ai.

Ai u tregua kritik edhe ndaj sekretarit amerikan, Antony Blinken, duke thënë se është nën pushtetin e Sorosit, armikut të kombit shqiptar. Ai thotë poashtu se, Shqipëria duhej të ishte mburojë e fuqishme e Kosovës, por që kryeministi Edi Rama është miku i Vuҫiqit.

“Sigurisht, sepse Departamenti i Shtetit me Blinkenin në krye, është nën pushtetin e Sorosit, armikut të kombit shqiptar. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, atdheu amë, Republika e Shqipërisë, në vend që të ishte mburojë e fuqishme e Republikës së Kosovës përballë bishës fashiste serbe – bijës së bishës fashiste ruse, – është rreshtuar në krah të Serbisë kriminale, sepse në Tiranë është kryeministër miku i Vuçiçit, Edvin Rama, një tradhtar me damkë i kombit shqiptar, pasardhës i kryekriminelit dhe kryetradhtarit Enver Hoxha”, thekson Ymeri për ‘Bota sot’.