Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Albin Kurti dhe Liburn Aliu nesër bashkë në terren për të shënuar fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Mitrovicë

 
   

Albin Kurti dhe Liburn Aliu nesër bashkë në terren për të shënuar fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, do të jenë në terren.

Bëhet fjalë për fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

“Me rastin e fillimit të punimeve për Projektin ” Zgjerimi i Rrugës Nacionale  M2″,   të rrugës  Prishtinë – Mitrovicë ,  organizuar  nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,  do të bëhet vizitë ku do të marrin pjesë  z.Liburn Aliu – Minister i MMPHI-se, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Infrastrukturës.