Ramush Haradinaj është rrëfyer për jetën e tij dhe raportet me bashkëshorten, gazetaren Anita Haradinaj.
Kryetari i AAK-së është pyetur nëse është xheloz për Anitën. Ka thënë se është më pak xheloz sesa ka qenë disa vjet më parë.
“Xhelozia është me moshë. Sa më i ri, aq më xheloz. Tash me kalimin e kohës jam qetësuar pak. Tanë jemi xheloz nga pak”, u shpreh ai.
Ai ka folur edhe për fjalët përkëdhelëse që ia thotë Anitës.
“Unë s’di si me ta shpjegu. Edhe me Anitën nuk është që e themi shpesh këtë ‘Të dua’. Çdo fjalë që e thua mund ta thuash me dashni, ose pa dashni.. tash varet, me të thënë të drejtën unë këto zemra, emoija nuk i përdori fort në telefon”, tha ai.
Haradinaj tha se as me fëmijët nuk është që flet me fjalë shumë përkëdhelëse.