Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Oj Kosovë, oj nëna ime”, kush është shqiptari që shkëlqeu në “American Idol”

Freskim Rama djaloshi nga Kosova i cili tashmë njihet botërisht si Kimi i “American Idol”, pasi ai habiti jurinë me zërin e tij fantastik, ndërsa performonte këngën “Oj Kosovë o nëna ime”.

Kim Rama ja dedikoi këtë këngë nënës së tij, pasi ajo dy vite pas lindjes së tij u diagnostikua me sëmundjen e sklerozës dhe nuk mundi kurrë ta bënte ëndrrën e saj realitet e të bëhej këngëtare.

Gjatë performancës së tij Kimi mahniti jurinë të cilët u përlotën bashkë me të, edhe pse kënga u këndua në shqip, ai me zërin e tij diti të transmetojë emocionet e duhura.

Për të folur mbi këtë performancë po dhe ëndrra e tij ishte në një lidhje me SKYPE me “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, shoqja e ngushtë e Kim, Edona Gashi, pasi atij personalisht për shkak të kontratës me “American Idol”.

Edona tha se kjo arritje e Kim ka qenë mëse e merituar, por ai e meritonte një gjë të tillë shumë kohë më parë, por askush nuk e mbështeti.

Sipas saj ata që sot i dalin në krah, dikur e kishin braktisur dhe nuk i jepnin asnjë lloj mbështetjeje.

Pjesë nga biseda:

Edona Gashi: Ka qenë e merituar. Kim po përjeton jo vetëm ëndrrën e vet por edhe ëndrrën e nënës së tij. Ai është shembulli më i mirë i një djali që ndjek ëndrrën e vet. Kanë qenë emocione të papara kur ai ka dalë. Kam qenë shumë e emocionuar për të. Gjithë suportit që po i japin shqiptarët ka qenë i merituar. Unë personalisht si mikeshë e tij do të doja që kjo përkrahje të vinte para shumë viteve. Kim e ka patur këtë talent edhe para 6 viteve. Nëse shqiptarët do ta përkrahnin atëherë ai do të ishte edhe më lart. Unë e kam ditur që do të vijë kjo ditë, pasi ai ka një zë të veçantë, një shpirt unik. Në Kosovë ai ka patur një jetë të vështirë, pasi askush nuk e kanë mbështetur. Ai ka qenë i ftuar në festën e Rihanës, nuk e besonin deri sa publikoi videon. Mos harrojmë që edhe mediat nuke  kanë  publikuar dikur.

Brikena Prifti: Mesa duket tani është momenti i tij.

Edona Gashi: Ky nuk është i vetmi rast, por janë shumë raste të tilla. Vetëm kur arrin famën të mbështesin të gjithë, por kjo nuk është gjë e mirë. Ai është shumë i emocionuar për suportin që i kanë dhënë njerëzit.