Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: Masat e BE-së nuk i hiqen Kosovës, pa e formuar Asociacionin, harrone

 
   

Profesori universitar dhe publicist Milazim Krasniqi përmes një postimi në Facebook, shkruan se masat e Bashkimit Evropian nuk i hiqen Kosovës, pa e formuar Asociacionin.

Ai shkruan tutje se, këta që duan të rrinë në Kosovë, duhet ta kuptojnë këtë gjë, ndërsa të tjervë që duan të ikin nga Kosova, nuk iu bëhet vonë.

Postimi i plotë:

(“A ta qes post në fejsbuk?”) Masat e Bashkimit Evropian nuk i hiqen Kosovës, pa e formuar Asociacionin. Harrone! Ne që nuk e kemi ndërmend me ikë nga Kosova, duhet ta kuptojmë këtë gjë drejt. Edhe ata që mendojnë të kthehen e të jetojnë në Kosovë, duhet ta kuptojnë. Të tjerëve nuk u bëhet vonë.