Shkrimtari, poeti dhe pedagogu Primo Shllaku i ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ka folur për karrierën e tij të gjatë.
Shllaku tha se karriera e tij nisi në moshën 43-vjeçare, duke sqaruar se karriera fillon vetëm atëherë kur shkruan i lirë.
Sipas tij në edhe pse në diktaturë Shqipëria ishte e izoluar, ai mundi të ishte në kontakt me letërsinë e huaj, pasi i vinin libra nga miqtë e tij.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Një karrierë e cila ka patur luhatje të shumta?
Primo Shllaku: Karriera ka filluar vonë. Unë kap patur disa parime personale që lidheshin jo vetëm me qëndrimin e shkrimtarit në raport me shoqërinë, kohën, me botën, por kam patur edhe parime që lidhen me estetikën, të cilat nuk më lejonin që unë të shkruaja dhe të bëja disa kompromise me kohën, me idenë se nesër, pasnesër do të thoja që ato nuk vlejnë. Unë kam shkruar sikur të isha në liri, pavarësisht se nuk kam patur asnjë iluzion se mund të botoheshin, madje ato ishin në njëfarë mase edhe të rrezikshme, pasi nuk përputheshin linjën e asaj kohe. Unë linjën intelektuale e kam filluar pas pas demokracisë, pra unë kam lindur 43-vjeç. Jam privilegjuar nga jeta, pasi megjithëse u zhyta në ujërat e jetës artistike në një moshë goxha të pjekur, unë kam arritur të realizoj botime, shkrime, kam realizuar edhe staturën time në ato gjini me të cilat jam marrë.
Brikena Prifti: Thatë e kam nisur vonë karrierën, pasi për ju kontakti i parë me shkrimin ka nisur herët.
Primo Shllaku: Karriera fillon kur merr përsipër me dalë para publikut. Jetën dhe akumulimin e atyre forcave, e asaj drite që ka nevojë njeriu që të ndërtojë një univers të tij letrar, atë e kam filluar që në moshë të re. Kam qenë edhe nxënës i mirë, kam patur dhe përkrahjen e prindërve.
Brikena Prifti: Ka qenë babai juaj që ju ka drejtuar në këtë rrugë, për shkak të bibliotekës së pasur.
Primo Shllaku: Edhe në shkallë vendi nuk besoj se ka patur kush bibliotekë si ajo. Por ajo mbeti aty, pasi nuk kishte më libra që vinin nga perëndimi. Mbeti aty me Niçen, me Dostojevskin, p[asi letërsia e shkruar pas luftës së II Botërore nuk hynte. Megjithëse unë kam rënë në kontakt edhe me ekzistencializmin, me letërsinë amerikane, franceze, italiane, pasi kisha miq. Në një farë mase kam qenë i përshirë në rrjedhat e asaj që ndodhet me letërsinë e huaj.