Gjatë emisionit, analisti Blerim Latifi ka thënë se “partitë politike përfshirë LDK-ja duhet të kenë ofertë konkrete”.
Bajrami tha se LDK-ja e ka këtë ofertë, duke përmendur kështu shëndetësinë.
“Ne i kemi komplet reformat në shëndetësi, për shembull janë sigurimet shëndetësore, ku në vitin e parë ku buxhet Qeveria do të ndajë 140 milionë”, tha Bajrami.
Por, më pas aktivisti i shoqërisë civile, Shkëlzen Gashi, i tha se “LDK-ja e ka pasur pushtetin dhe e ka lënë Kosovën si të vetmin vend në rajon pa sigurime shëndetësore”.
“E kam vetëm një pyetje konkrete, e keni pas pushtetin, çka keni bë, qysh e keni lë Kosovën kështu të vetmin vend rajon pa sigurimë shëndetësore. Paramendo, Maqedonia dhe Mali i Zi t’killavta nuk kanë sigurime shëndetësore”, ka thënë Gashi.