Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura në një intervistë për rtv21 tha se datat 5, 6 dhe 7 marsi ishin pikë kthese për UÇK-në dhe se falë sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, sot vendi ynë gëzon lirinë.
Nura gjithashtu u shpreh i habitur se për herë të parë ka ndodh që niveli qendror nuk përfshinu Komunën e Skënderajt në këshillim organizativ për siç thotë ngjarjen më të lavdishme të historisë së Kosovës.
Sipas tij e gjithë kjo çështje ka shkaktuar dhe po shkakton huti te qytetarët se cilën agjendë ta ndjekin.