Meritoni ka qenë duke bërë një bisedë me Ilnisën dhe Bardhin, ndërkohë që vjen Roza në kuzhinë dhe përgatit kafe.
Meritoni e ngacmon dhe i thotë t’i tregojë arsyen “pse e dashuron aq shumë”. Roza e paralajmëron dhe i thotë “të mbyllë gojën” pasi prej tij janë marrë shumë zarfe të zi në shtëpi.
Meritoni: O shpirt pse më dashuron kaq shumë?
Meritoni: Je dashuruar me mua po më duket. Ke një dashuri dhe simpati ndaj meje shprehe.
Roza: Na kënaqe, rri mbylle gojën ti se është marrë një zarf i zi për atë gojën tënde, gjuhën tënde të gjatë.
Roza: Mbylle gojën se u dendëm me zarfe këtu.
Meritoni: Cilin zarf të zi ke marrë prej gojës sime?
Roza: Mbylle gojën ti dhe personat e tu.
Roza: Shko ti ke një problem, e përsërit pyetjen, përsëritesh dhe ripërsëritesh se ke qejf.
Meritoni: Ti më ke përzemër mua, ma shpreh dashurinë. Unë jam rritur duke ma shprehur dashurinë të tjerët, sepse e di që jam shumë i mirë. O njeri false a e di si kush je bërë dhe ti?
Roza Lati: Mbylle gojën, ha ndonjë gjë.
Meritoni: Gjej ca fjali të tjera se je vajza e aktores, je rritur me artiste, përfaqësona si duhet në këtë shtëpi Roza Lati.