Osmani: Në këtë ditë të lavdishme ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm
Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se si çdo herë e veçanërisht sot është momenti i veçantë ta shprehim vlerësimin, mirënjohjen, nderimin dhe respektin me përkulje të thellë për familjen heroike Jashari dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e lirisë.
Duke kujtuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Osmani tha se po në këtë ditë ia rikujtojmë se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.
Tutje, Osmani tha se politika e tyre do të dështojë dhe se ne do të mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht.
“Mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i kriminelëve serbë të luftës ka trimëruar edhe trashëgimtarët e tyre, sikurse që ishte rasti me agresionin e Serbisë kundër Kosovës me 24 shtator në Banjskë. Por në këtë ditë të lavdishme ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, shtet i konsoliduar, me sovranitet shtetërore dhe integritet territorial të qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht, me kushtetutë dhe institucione të bazuara në vlera dhe standard me të larta dhe me vizion të qartë drejt integrimesh euroatlantike. Ua rikujtojmë se politikat e tyre hegjemoniste do të dëshmojnë edhe një herë që do të dështojnë dhe ne do ta mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht”, ka thënë Osmani.
Osmani kalon para kuadrateve të FSK-së
Presidentja e vendit, ka kaluar para rreshtimit të kuadratëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo ngjarje po zhvillohet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ndërsa Osmani u prit nga komandanti i Brigadës Ilir Qeriqi.
Kjo po zhvillohet me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.