Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Do t’i mbani mend gjatë, 10 filmat më të mirë që duhet të shihni këtë muaj

Ka aq shumë filma që mund të shohim në Netflix që mund t’i përkufizojmë edhe si të paharrueshëm.

Përmes kësaj liste që po ju sjellim, do ju ndihmojmë të shihni filmat që vërtetë do t’i pëlqeni dhe të cilat do t’i memorizoni për një kohë të gjatë.

“Shirley: in corsa per la Casa Bianca”- Ndër publikimet e reja, Shirley e cila kandidoi për të marrë vendin në Shtëpinë e Bardhë, një film i bazuar në historinë e vërtetë të Shirley Chisholm (Regina King), e cila në vitin 1968 arriti të marrë një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë në Kongres, dhe në 1972 ajo kandidoi për presidente të Shteteve të Bashkuara, duke i mbijetuar tre tentativave për vrasje. Nga 22 marsi!
‘Irish Wish” – Kur burri që ajo pëlqen fejohet me shoqen e saj më të mirë, Maddie (Lindsay Lohan) i lë mënjanë ndjenjat për t’u bërë shoqëruesja e nuses në dasmën e shoqes së saj në Irlandë. Megjithatë, pak ditë para dasmës, Maddie shpreh dëshirën për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe zgjohet në një realitet paralel ku një takim i rastësishëm i mëson asaj se dëshirat mund të të tradhtojnë. Kur ëndrra duket se po realizohet, Maddie kupton se shpirti i saj binjak është një person krejtësisht tjetër. Nga data 15 mars!
“Mea Culpa”- Mea Harper (Kelly Rowland), merr përsipër të mbulojë pafajësinë e një artisti të akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, por e vërteta nuk është ashtu siç duket. Teksa përpiqet të provojë pafajësinë e klientit të saj dinak, por joshës, rezulton se të gjithë janë përgjegjës për diçka.
“Players”- Për shumë vite, gazetarja sportive e Nju Jorkut, Mack (Gina Rodriguez) ka konkurruar me mikun e saj më të mirë Adam (Damon Wayans Jr) dhe bashkëpunëtorët e tyre për të krijuar strategji më të mira dhe për të rënë më shumë në sy.
“Bitconned”- Që në moshë të re, Ray Trapani kishte dashur gjithmonë të ishte një kriminel. Në vitin 2017 bota ekonomike po gumëzhinte nga bumi i bitcoin dhe për mashtruesit nuk kishte asgjë më të mirë se kriptovalutat. Pra, kur një mik i sugjeroi të krijonte një kartë debiti, Ray e hodhi mundësinë. Kishte vetëm një problem: ai nuk e kishte idenë se si ta bënte atë. Por falë profileve të rreme të LinkedIn, miratimeve nga disa të famshëm dhe dëshirës së pashuar të komunitetit online për t’u “pasuruar shpejt”, Centra Tech shpejt filloi të grumbullonte miliona dollarë në ditë.
“Maestro”- Me regji dhe me protagonist Bradley Cooper, “Maestro” përqendrohet në martesën e dirigjentit dhe kompozitorit Leonard Bernstein me aktoren Felicia Montealegre (Carey Mulligan). Një histori dashurie e patrembur, jo vetëm një deklaratë dashurie për jetën dhe artin, por në thelb një përshkrim emocionalisht epik për familjen dhe dashurnë.
“Il mondo dietro di te”- Një thriller apokaliptik në të cilin Amanda (Julia Roberts) dhe bashkëshorti Clay (Ethan Hawke) marrin me qira një shtëpi luksoze për një fundjavë me fëmijët e tyre Archie dhe Rose. Pushimi ndërpritet menjëherë nga ardhja e dy të panjohurve gjatë natës: GH dhe vajza e tij Ruth, të cilët i informojnë ata për një sulm kibernetik misterioz dhe duan të strehohen në shtëpinë që ata thonë se kanë.
“Galline in fuga: L’alba dei nugget”- Vazhdimi i shumëpritur i filmit popullor, me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, Chicken Run. Pasi me shumë mund i ka shpëtuar fermës Tweedy, Gaia më në fund ka gjetur një vend ëndrrash: një vendstrehim të qetë në ishull për të gjithë shtëpinë e pulave, larg rreziqeve të bëra nga njeriu. Kur ajo dhe Rocky lindin një vajzë të quajtur Molly, një fund i lumtur duket i afërt. Por në tokë, e gjithë raca e shpendëve përballet me një kërcënim të ri dhe të tmerrshëm. Për Gaia dhe bandën e saj, liria e shumëpritur mund të rrezikohet, por këtë herë ata nuk do të ndalen para asgjëje!
“The killer”- Pas një detyre tragjike pothuajse të dështuar, një vrasës përballet me zotërinjtë e tij në një formë që nuk e pret aspak.
“Rustin”- Organizatori i Marshimit vendimtar të 1963- shit në Uashington Bayard Rustin ishte një nga aktivistët më të mëdhenj në botë, sfidues i autoritetit dhe kurrë nuk kishte turp për atë që ishte, besimet e tij apo dëshirat e tij. Dhe ai kurrë nuk u dorëzua. Bëri histori dhe në kthim historia e harroi atë. I luajtur nga fituesi i Emmy-t, Colman Domingo, Rustin ofron një perspektivë mbi individin e jashtëzakonshëm i cili, së bashku me gjigantë të tillë si Rev. Martin Luther King Jr., Adam Clayton Powell Jr. dhe Ella Baker, guxuan të imagjinonin një botë tjetër dhe lindi një lëvizje që filloi me një marshim drejt lirisë.