Fillimi i pranverës sjell me vete disa vështirësi për shenjat. Sipas parashikimit astrologjik të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, 10 ditët e para të muajit janë disi më të favorizuara për shenjat. Një tjetër lehtësim pritet rreth fundit të marsit, por përgjithësisht duhet treguar kujdes me reagimet ekstreme.
Siç është tradita e çdo fillim muaji tashmë, astrologia ka renditur edhe shenjat nga ajo te më pak fat te shenja më ‘e përkëdhelur’.
12. Virgjëresha
Dielli në shenjën e Peshqve nuk u jep Virgjëreshave atë impuls që ato duan. Kaluam një hënë të plotë në Virgjëreshë dhe kjo i dha impuls të mirë, por do të jetë edhe Mërkuri në Peshk kështu që Virgjëreshat do të kenë debate ose ristrukturim të punëve por që në këtë rast nuk e kanë dorën e parë ato për të vendosur. Megjithatë, pas datës 11 që futet Afërdita në Peshk Virgjëreshat do t’i japin më shumë rëndësi partnerit, bashkëpunëtorëve ose presin më shumë nga të tjerët që t’u japin ata konfirmimin për një ndjenjë, për një çështje ekonomike ose për një bashkëpunim të rëndësishëm prandaj ndodhen në këtë pozicion sepse si duket janë më në pritje sesa ato vetë e kishin menduar.
11. Peshqit
Marsi do qëndrojë gjatë gjithë muajit në shenjën e Ujorit dhe për Peshqit është në shtëpinë e 12-të. Në përballjen që bën me Uranin në Dem shumë plane të Peshqve nuk i stabilizon. I gjithë muaji mars do ketë ulje-ngritje të fuqishme, është ai dushi skocez që kemi thënë një herë ngrohtë, një herë ftohtë dhe shumë Peshq nuk do stabilizohen dot duke qenë se janë edhe shenjë e ndjeshme në përgjithësi. Mërkuri në shenjën e tyre do t’i bëjë shumë komunikues, të paktën deri në datën 10 do lëvizin, do komunikojnë. Më pas Mërkuri futet në Dash dhe këta do merren një çikë me çështjet ekonomike ku mund të shohim si do ndryshojnë gjërat. Hëna e re nuk i jep një avantazh shumë të gjatë, i jep disa dimensione të reja që janë si një kometë e shpejtë që fillojnë dhe mbarojnë.
10. Peshorja
Peshoret janë ato që do përqendrohen shumë në çështjet ekonomike dhe erotike sepse Afërdita vërtet që udhëheq Demët, por udhëheq edhe Peshoret, do të jetë në katërkëndësh me Uranin përsëri në Dem dhe shumë çështje që kanë të bëjnë me pasuri, sigurinë e tyre emocionale ose psikologjike dhe sigurinë e vetekzistencës së tyre nës shumë marrëdhënie, do të jetë një periudhë e tronditur për Peshoret dhe nuk do ta ndiejnë qetësinë e duhur. Hëna e re në Peshk do u japë mundësi për një punë të re, një mundësi të re që nuk do zgjasë shumë dhe nuk do u japë shumë avantazhe dhe ndikime psikologjike shumë të mëdha nga sa presin.
9. Gaforrja
Një shenjë uji që do fillojë të favorizohet më shumë pas datës 10 por duke qenë se Mërkuri do të jetë në shenjën e Peshqve, Gaforret do të jenë shumë të ndjeshme, shumë të dashura, do kërkojnë të lidhen me dikë që kanë afeksion personal dhe këtë do ta realizojnë deri në datën 10. Mund të fillojnë një marrëdhënie të re nga data 10 e tutje si ndikim i hënës së re. Mos të harrojmë që është kryqi që do goditet me hyrjen e Mërkurit në Dash pas datës 10 dhe shumë çështje që kanë të bëjnë me karrierën do evidentohen por do kenë vrull, sforcim dhe nxitim. Mund të merren vendime të shpejta, karrierë e shpejtë por që mund mos të jetë fort e qëndrueshme ose e saktë. Do dominojnë shumë iniciativat e tyre por pa dhënë stabilitet të dukshëm.
8. Bricjapi
Është një shenjë që do ndikohet mirë nga hëna e re dhe Mërkuri në Peshk nga data 10 kështu që kanë mundësi të bëjnë stabilizimin e marrëdhënieve të tyre, udhëtime, kontrata, kontakte me jashtë, marrëveshje shumë të mira. Me hyrjen e Mërkurit në Dash pas datës 10 fillon një periudhë më e vështirë për çështjet familjare, debate, diskutime, ndryshime, ndërtime, rregullime që nuk u japin qetësi sepse Mërkuri në një shenjë të zjarrtë si Dashi kërkon shpejtësi zhvillimi. Mos të harrojmë që në fund të muajit do të kemi hënën e plotë në Peshore që del në kunndështim të plotë me Bricjapin në katërkëndësh lidhur me karrierrën, ndaj shumë Bricjapë do shohin që në fund të marsit lajme shumë të rëndësishme por që edhe mund t’i lënë pak pezull ose t’i lëndojnë do të ndodhin në çështjet e karrierës.
7. Luani
Shumë planetë në Peshk do të thotë për ta pasiguri e dilema shpirtërore, fobi dhe gjëra të cilat i kanë të paqarta në fushën erotike kështu që nuk mund të marrin dot vendime, janë të kushtëzuar e fobikë. Deri në datën 10 nuk duhet të luajnë fare me fushën e ndjenjave, as të marrin vendime të rëndësishme, është një periudhë stresante psikologjike dhe vështirë ta gjejnë veten e tyre. Më pas mund të arrijnë deri diku me hyrjen e Mërkurit në Dash në një plan karriere, udhëtimesh, kontaktesh me jashtë, për të arritur një marrëveshje pune ose çështje ekonomike. Do të shikojmë që në fund të muajit me hënën e plotë në Peshore ndoshta firmosin një kontratë të rëndësishme por është një hënë e plotë që me ndihmën e të tjerëve sepse aspekti Peshore tregon shumë njerëz, shumë mundësi që japin mendimin e tyre por nuk është në karakterin e tyre të bëjnë bashkëpunime me shumë njerëz sepse duan të evidentohen vetë. Një bashkëpunim mund të ndodhë në fund të muajit me hënën e plotë në Peshore, futet dielli në Dash dhe u jep ajrin e ri të pranverës.
6. Demi
Do jetë një nga shenjat që nuk pretendohet shumë. Afërdita dhe Urani në shenjën e tij do kenë katërkëndësha shumë të fuqishëm në 10-ditëshin e parë, plus Marsi që do të jetë në Ujor me Demin është shumë e vështirë ndaj çfarë ndodh me ta në mars? Demët duhet të kenë shumë kujdes nga nervat, nga përballjet, ndryshime, çuarja në ekstrem e ndjenjave të tyre, xhelozive, fobive, pasigurive ndaj nëse nuk kontrollojnë mirë pjesën personale dhe vendimet, ky është një muaj paksa i dobët dhe i vështirë. Është në këtë pozicion sepse planetët dhe hëna në Peshk do i japë një mundësi për shoqëri, aleanca, për të dalë, për të komunikuar, për të filluar një punë të re por në planet personale dhe ato që mendojnë se duan t’i zotërojnë me xhelozi, mund të prishin e të kthejnë përmbys çdo gjë. Me hënën e plotë në Peshore në fund të muajit, duhet patur kujdes me shëndetin.
5. Shigjetari
Do merret me çështje familjare, deri në datën 10 kemi rregullim shtëpie, takime, mbledhje familjare, diskutime, kontakte, rregullime ose një shtëpi e re me hënën e re në Peshk. Shumë Shigjetarë do ta kalojnë në mënyrë romantike, do duan ta shohin realitetin me ngjyra. Pas datës 10 fillon një periudhë e mirë për ta sepse futet Mërkuri në Dash dhe u jep ovacione, energji, ikin e udhëtojnë, kontaktojnë, lëvizin, kanë plane e projekte, nuk rrinë në një vend kshtu që pas datës 10 dalin nga shtëpia dhe pastaj gjithë bota është e imja thotë Shigjetari dhe kush të dojë të më kapë. Kush arrin ta kapë, do jetë e bukur.
4. Akrepi
Akrepët kanë një 10-ditësh të parë të mirë. Ndikimi i hënës së plotë në Virgjëreshë ishte i mirë në fushën e shoqërisë, karrierës, publicitetit por shumë planetë në Peshk i ftojnë shumë Akreppë të bëjnë kontakte të mira, miqësi afatgjata, të merren me gjëra të bukura, me hobet e tyre, veshje, gjëra që vërtet kanë qejf t’i bëjnë. Kjo zgjat deri në datën 10 dhe me hënën e re mund të fillojnë një lidhje të re ata që s’e kanë filluar ose të rinovojnë lidhjet e tyre ata që i kanë tashmë, ekziston mundësia e një rigjenerimi. Më pas, me Mërkurin në Dash do të kenë shumë punë, aktivitetet e punëve të tyre do shtohen pas datës 10 dhe të shohim sa shumë gjëra do bëjnë. Në fushën e bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve martesore të rëndësishme do theksohen problemet për ata që kanë, do shtohen dhe do shkojnë deri në ekstrem.
3. Binjakët
Janë në pozicion të mirë sepse do kenë një fushëpamje të mirë lidhur me karrierën. Deri në datën 10 shumë Binjakë mund të forcojnë pozicionet e tyre, të fillojnë një njohje të re, të bëjnë komunikime, i ndihmon Mërkuri, mënyra e të folurit, do i bindin të tjerët duke u hedhur hi syve. Mund edhe mos të kenë aftësinë por Mërkuri në shenjën e Peshqve do t’i ndihmojë shumë dhe deri në datën 10 shumë Binjakë do arrijnë shumë. Me futjen e Mërkurit në Dash do të jenë mirë sepse marrin energji, shoqëri, kanë aleanca të mira dhe deri diku e promovojnë veten më mirë dhe parapërgatiten për një fushatë shumë të fuqishme në qershor e tutje që do marrin stafetën. Edhe fundi i muajit me hënën e plotë në Peshore tregon që mund të favorizohen në dashuri dhe të kenë një moment shumë romantik brenda marsit. Duket se do e festojnë mirë muajin e pranverës.
2. Ujori
Shumë planetë në Peshk do të thotë që merren shumë me ekonominë dhe të stabilizosh këtë për ta është faza finale e kësaj periudhe sepse pastaj do hyjnë në një periudhë më të rëndësishme planesh, projektesh, udhëtimesh dhe kontaktesh dhe çështjesh erotike të fuqishme që me hënën e plotë në Peshore do finalizohen në fund të muajit. Ana ekonomike që do favorizohet deri në datën 10 u jep bazën për të lëvizur, trampolinën e mirë për t’u hedhur në pishina, lumenj, dete, çfarë kap uji do t’i ngrejë dhe favorizojë në biznese. Dashuria do jetë një nga pjesët e rëndësishme me hënën e plotë në Peshore dhe këto ndikimet e Afërditës që është e vështirësuar dhe ka probleme deri në datën 10 në Ujor në kundërshtim me Uranin në Dem, do jetë kalimtare për gjërat që do i heqin qafe dhe u jep mundësinë t’i presin me thikë.
1.Dashi
U fillon mbarësia pas datës 10 kështu që deri në datën 10 duhet të kenë kujdes nga prapaskenat, kundërshtarët, punët, aleancat, dashuritë e fshehta por takime të fshehta, të ndryshme e të mira do kenë, por do jenë në prizmin e së fshehtës. Për ata që merren me krijimtari do shkojë mirë. Pas datës 10, hyn Mërkuri në Dash dhe do promovohen, do lëvizin më shpejt, do komunikojnë, do kenë mendime inteligjente dhe do arrijnë pastaj që me diellin në Dash të kenë marrëveshje të mira. Ekonomia nuk do të jetë e mirë, sherret do jenë deri diku prezente kështu që të ruajnë mirë frymën e tyre duke përjashtuar momente radikale sherresh, përballjesh dhe pasigurie ekonomike. Me hënën e plotë në Peshore në fund të muajit do gjendet një aleat i mirë që t’i stabilizojë.