Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kusari-Lila thotë se ekziston përgjimi i bisedës mes Radoiçiqit dhe Vuçiqit, me plan për sulm në Kosovë

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka theksuar se një sulm tjetër serb në Kosovë është i mundshëm, duke shtuar se vazhdimisht po dalin fakte për synimet destabilizuese të Serbisë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, është shprehur se ka dalë një video-incizim i një diskutimi në mes të Milan Radoiçiqit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku flitej se ata janë të gatshëm t’i shkojnë në fund çështjes së Kosovës, edhe me mundësinë e një sulmi tjetër si ai i Banjskës.

Kusari tha se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ka edhe një video-incizim që tregon kriminelin në arrati Milan Radoiçiq, i cili në prani të Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë të Listës Serbe, deklaron se ata janë të gatshëm dhe të përgatitur të shkojnë deri në fund, me riaktivizim të një sulmi të njëjtë si ai i 24 shtatorit, duke mos kursyer as jetët e tyre”.