Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjedhjet presidenciale në ShBA, Nesho: Kandidati më i fortë është Trump

 
   

Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, vlerësoi që në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjasat më të mëdha për fituar, janë në anën e ish-presidentit, Donald Trump.

 Nesho tha se Trumpit i duhen vetëm 1 mijë delegatë nga 16 shtete për të fituar.

“Kandidati për president, Donald Trump, t’i mbylli zgjedhjet pikërisht këtë muaj, për arsye se i duhen vetëm 1 mijë delegatë nga 16 shtetet që po votojnë sot. Ka disa rregulla të caktuara, sidomos në shtetin e Californisë. Unë mendoj që Trump do të jetë fituesi në këto primare. Duket që primaret janë të barabarta me dy kandidatët që tashmë janë rreshtuar, Trump dhe Biden. Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, por duket që kandidati më i fortë në këto zgjedhje, që mund të marri presidencën e re, është ish-presidenti Trump”, deklaroi Nesho.

Në mesin e kandidatëve republikanë për president në krye është ish-presidenti Donald Trump, i cili përballet me disa akuza federale dhe shtetërore që lidhen me përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 kundër demokratit Joe Biden.

Biden, presidenti aktual, është kandidat në mesin e demokratëve. Ai do të jetë 81 vjeç kur të mbahen zgjedhjet në nëntor të vitit 2024, duke e bërë atë amerikanin më të vjetër që zgjidhet president, në rast se fiton mandatin e dytë katërvjeçar.