Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Çfarë ndodh me fëmijën nëse e lini të qajë pa pushim

Shumë prindër janë të bindur se lënia e një fëmije të qajë pa pushim nuk e dëmton atë dhe madje mund ta ndihmojë të gjejë përsëri qetësinë e tij dhe të ndihet i përgjumur më vonë.

Të qarat për një kohë të gjatë mund të kenë pasoja fizike dhe efektet psikologjike tek fëmija. Në fakt, kur një i porsalindur qan ai dëshiron të komunikojë diçka me prindërit e tij si psh: është i uritur, ndjen dhimbje, ka nevojë për shoqëri etj.

Në momentin që këto sinjalet nuk merren nga ata që e rrethojnë, trupi i fëmijës përfundon duke u përmbytur nga hormonet e stresit dhe, në planin afatgjatë, kjo mund të dëmtojë sistemin nervor qendrore, duke ndikuar negativisht në rritjen dhe aftësinë e të mësuarit.

Dr. Karl Heinrich Brisch, shef i mjekësisë, shpjegon se të porsalindurit qajnë kur lihen të qajnë nga prindërit pasi ata simulojnë vdekjen dhe fillojnë të kenë frikë prej saj.

Pasojat në moshën madhore

Fëmijët e lënë për të qarë mund të mbeten të traumatizuar për jetën si dështimi i prindërve për të ndërhyrë, i cili më vonë do të perceptohet si mosinteresim nga ana e të vegjëlve.

Pasojat në moshën madhore përfshijnë: pagjumësinë, ankthin, problemet e varësisë dhe simptomat e depresionit.

Si duhet të silleni kur një i porsalindur qan?

Disa studime kanë treguar gjithashtu se fëmijët që ishin më të përkujdesur dhe të përkëdhelur gjatë muajt e parë të jetës, pa mbetur vetëm për një kohë të gjatë, patën një jetë më të mirë krahasuar me fëmijët e tjerë. Kështu që ju duhet të dëgjoni instinktet tuaja dhe menjëherë të vraponi tek foshnja juaj kur ajo fillon të qajë. Shprehja “lëreni të qaj se i hapen mushkëritë” nuk ekziston.