Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital! Ja si është gjendja e tij

Një 54-vjeçar raportohet se është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm (6 mars) në Lezhë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Rrile, por ende nuk dihen rrethanat.

Mësohet se personi i plagosur, Agron Puka është dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen autori/ët e ngjarjes.