Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar pas debatit të zhvilluar në lidhje me kallëzimin penal të ngritur ndaj gazetarit Lirim Mehmetajt.
Në njoftim, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal privat kundër Mehmetajt nga pala e dëmtuar D.M..
“Andaj, njoftojmë opinionin publik se veprimet e ndërmarra në këtë çështje janë në drejtim të trajtimit të Kallëzimit penal, për të cilën Prokurori i Shtetit ka obligim ligjor të trajtoj dhe sqaroj të gjitha rrethanat të cilat pretendohen nga palët e përfshira në proceset që zhvillohen para Prokurorit të Shtetit”.
“Megjithatë, në situatën konkrete, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.
Më tej, prokuroria tha se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për respektimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.