Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, gjatë një konflikti brenda familjes.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se një 22-vjeçare ka goditur me thikë në shpatull bashkëshortin e saj 27-vjeçar, gjatë një sherri për motive të dobëta.
Ky u fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 22-vjeçarja është shoqëruar në polici.
“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.