Pesë zolla janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku. Gazeta Express ka mësuar nga burime të besueshme se policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.
Sipas burimeve të Expressit “Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.
Express mëson se përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga policia e Mitrovicës së Veriut.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani.
Gazeta Express ka siguruar pamje të reja të armatimit në Banjskë.