Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pse më ngre zërin, unë po flas shumë qetë”/ Plas debat i ashpër mes Julit dhe Françeskës: Ti do të provokosh dhe të hedhësh kunja… (Video)

Françeska Murati dhe Juljan Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë së Big Brother me disa nga banorët e tjerë. Kjo ka ardhur si pasojë e provokimeve që ka bërë Françeska, gjë që nuk është pëlqyer aspak nga aktori.

Një pjesë nga debati:

Juli: Ku bën një provokim ti automatikisht ke shpallur një fërkim. Por ai fërkim, e bën më tepër dhe op, op, op.

Françeska: Po çfarë të them, është aftësia ime për të provokuar.

Juli: Të gjithë dinë të provokojnë, nuk është ndonjë aftësi e madhe.

Françeska: Për çfarë e quan ti Big Brotherin lojë nervash?

Juli: Unë nuk po them që je gabim.

Françeska: Po të pyes, nuk po të bërtas more Juli. Pse më ngre zërin. Unë po flas shumë qetë.

Juli: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja dhe pretendon që tjetri të ta kthejë në të njëjtën mënyrë duke qeshur, pro që nuk ndodh kjo.

Françeska: Kjo është kultura ime britanike, kunji kthehet me kunj.