Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Elia Zaharia reagon pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën

Elia Zaharia ka reaguar pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën. Të gjitha akuzat për dhunë janë hedhur poshtë nga Elia dhe kjo e fundit pretendon se ajo dhe babai i saj janë viktimat në këtë mes.

Në reagim Elia shprehet se situata është e vështirë dhe se nuk e ka të lehtë të shohë Princin teksa dhunon babanë e saj të moshuar.

Sipas Elias konflikti i videos nuk ka ndodhur për arsye të saj dhe se është përfshirë vetëm për të stopuar sherrin. Ajo përfundon reagimin duke thënë se po ndjek rrugën gjyqësore.

Reagimi i plotë:

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore.”