Tirana është përfshirë mbrëmjen e sotme nga reshje breshëri dhe një stuhi e fortë ere.
Reshjet e breshërit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, ndërsa nuk raportohet për dëme në rrugë.
Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore në zonat malore të vendit dhe reshje shiu në zonat e ulëta.
Sinoptikanët thonë se situata do të jetë e tillë deri në fund të javës.