Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Radha se cili do të bënte dush në tualet, nxjerr zbuluar skemën e pro*titucionit në Durrës

Dy ditë më parë Policia e Durrësit bëri me dije se një vajzë kishte rënë nga dritarja e katit të dytë. Më pas u tha se ishte shoqëruar edhe një i ri nga Shijaku, i cili dyshohet se ka pasur sherr me vajzën, që ishte shtetase e huaj dhe më pas e ka hedhur nga dritarja e katit të dytë.

Por ajo që ishte e rëndësishme në atë raportim policor ishte fakti se vajza kishte rënë sipër një tende lokali e për pasojë kishte kërkuar ndihmë. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka marrë të renë dhe e ka dërguar në spital, në gjendje të mirë shëndetësore, por me probleme të theksuara psikologjike.

Është shoqëruar edhe djali nga Shijaku, i cili i ka thënë policisë që e njihte vajzën dhe se ishte në shtëpinë e saj sepse kishte nisur një lidhje me të. Por policia u kthye në vendin e ngjarjes dhe zbuloi se në mes të Durrësit gjendej një bazë prostitucioni në të cilën ishin disa vajza nga vende të Amerikës Latine.

Sipas të dhënave, një prej tyre është nga Spanja dhe se ato prej kohësh gjendeshin në vendin tonë.

NGJARJA

Ismet Zoto, 39 vjeç, edhe pse u tha hetuesve në Durrës se ishte në shtëpinë me qira të vajzës nga Venezuela, Darjana Linares, e cila u hodh nga dritarja e katit të dytë dhe ra mbi një tendë, pasi me të kishte nisur një marrëdhënie sentimentale prej pak kohësh dhe se ishin njohur në rrethana rastësore, në fakt aty ishte si klient.

Policia e Durrësit, një ditë pas ngjarjes, ka mundur të zbardh gjithçka fshihej në godinën në lagjen nr. 2 të Durrësit. Në hetim janë marr 5 vajza, mes tyre 22-vjeçarja Linares dhe shoqet e saj me origjinë nga Kolumbia, Venezuela dhe Spanja, pasi dyshohet se në të njëjtën banesë ushtronin prostitucion dhe ambientin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Ato janë nën akuzë për 3 vepra penale prostitucion, mbajtja e lokaleve për prostitucion dhe përshtatja e lokaleve për përdorim droge. Në gjendje të lirë po hetohet edhe shijakasi Zoto, nën akuzë për dëmtime të tjera me dashje. Ky i fundit pasi kishte mbërritur në banesën e vajzave të huaja, ka nisur debatin me Darjana Linares për radhën se cili do të bënte dush në tualet, i cili u pasua me dhunë fizike nga të dyja palët.

39-vjeçari dhe 22- vjeçarja kanë qëlluar njëri-tjetrin me shpulla e shkelma dhe fill pas kësaj, e reja ka tentuar të largohet nga dritarja e dhomës, duke menduar të zbresë përmes një tende lokali në katin e parë. Por, pasi e pa veten mbi tendë, nga frika kërkoi ndihmë dhe policia e zjarrfikësit pasi e zbritën, u shoqërua në spital në gjendje të rëndë psikologjike.

Ajo pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi konfliktin dhe dhunën që ka ushtruar shqiptari mbi të. Për të gjithë personat e zbuluar në atë shtëpi, 5 femra dhe djalin nga Shijaku kanë nisur hetimet, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se prej sa kohësh ajo banesë, në katin e dytë të një godine në lagjen nr.2 të Durrësit ishte kthyer në vatër prostitucioni. Policia dhe prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.