Gjatë një bisede në dhomën e gjumit mes Eglës dhe Bardhit, ata kanë diskutuar për lojën e Sarës në BBV3. Egla i thotë Bardhit që ajo e ka pasur si strategji që në fillim për të krijuar një histori brenda shtëpisë. Ajo i kujton atij afrimitetin që Sara krijoi në fillim me Alfion.
Egla: Sara mu duk si gjuetare në fillim, se e provoi me Alfion.
Bardhi: Ka qëndruar me Alfion dy ditë.
Egla: Po e shihje në kërkim, mu duk si gjuetare, sikur e kërkonte një histori.
Bardhi: Atë e kërkova unë. Po me mua ka qenë e kundërta, ikte prej meje. E pa që te Alfio s’ka kimi.
View this post on Instagram