Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Keni me pjellë DVR..”- Eskalon Kobra, bërtet në sallën e gjyqit

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Merita Bina-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Absolutisht, për asnjërën hiç edhe kisha pas qejf nëse vetëm njëra prej provave që i ka cek ajo figuron dora jem apo diçka…qitu burgim të përjetshëm”, tha Hoxhaj.

Më pas iu i akuzuari Hoxhaj drejtua të akuzuarit Roland Susuri “Zotni, keni me pjellë DVR, 16 muaj jam tu majt burg, kemi me pjellë DVR”.

E pas kësaj, i njëjti u përjashtua nga salla e gjykimit, por u soll pas pak momentesh.