Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kobra deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prizren, u largua nga salla pasi iu drejtua njërit të akuzuar duke bërtitur

 
   

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Merita Bina-Rugova.

“Absolutisht, për asnjërën hiç edhe kisha pas qejf nëse vetëm njëra prej provave që i ka cek ajo figuron dora jem apo diçka…qitu burgim të përjetshëm”, tha Hoxhaj.

Më pas iu i akuzuari Hoxhaj drejtua të akuzuarit Roland Susuri “Zotni, keni me pjellë DVR, 16 muaj jam tu majt burg, kemi me pjellë DVR”.

E pas kësaj, i njëjti u përjashtua nga salla e gjykimit, por u soll pas pak momentesh.

Pas kthimit në seancë, kryetari i trupit gjykes Kujtim Krasniqi i kërkoi që të jetë i sjellshëm në seancë.

“Unë i bëj thirrje familjes së të ndjerit dhe kushdo që të jenë, unë po du që ta gjejnë veten këtu, po kur s’jam unë e kush ka bo pazare me mu, oficerë-policë apo këta, e atëherë masandej… veç në Jupiter të shkofshin. Për Dibranin ma asnjë vërejtje s’ke me pas deri në fund, ki me pa, po ta jep fjalën që jo për frikë, për frikë në bunar m’u mshefë, kam me ndejt gjithmonë në heshtje. Ju kërkoj falje… kushdo që ka bo pazar policë apo këta me jeten teme…”, tha Hoxhaj.