Ekstradohet nga Italia 39 vjeçari Haki Mehmeti, i dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.
39 vjeçari nga Elbasani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim), për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe mosbindje ndaj urdhërit të punonjësve të policisë.
Haki Mehmeti nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në Berat, në bashkëpunim me një tjetër person një sasi cannabisi, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.