KQZ-ja të premten do të prezantoi raporti për verifikimin e peticioneve të pranuara për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se prezantimi i raportit do të bëhet në mbledhjen e KQZ-së.
“Mund t’ua konfirmoj se të premten, më 8 mars 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuara nga Kuvendet e Komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, ka thënë Elezi.
Qytetarët në katër komunat veriore të Kosovës duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ të hartuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, kanë mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve.