Me rastin e 7 marsit, Ditën e Mësuesit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka vizituar mësuesën e saj.
Në njoftim thuhet se mësuesja Xhevahire ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke mposhtur dy herë kancerin.
“Pavarësisht kësaj, me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm, ajo vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, thuhet se dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien.