Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, deputeti Bujar Çela do hetohet nga SPAK, akuzat që rëndojnë mbi të

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencë për hetimin e shpërthimit në magazinë në Lushnje, ku mbetën të vdekur dy persona, babë e birë.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Fierit njofton se materialet do të depozitohen në Prokurorinë e Posaçme, ku pritet të vijojnë hetimet ndaj deputetit socialist, Bujar Çela, i cili rezulton të jetë sipërmarresi i punimeve në magazinë.

Deputeti socialist akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në nenet 28 pika 1, 75/a, gërma “c” e 84 të Kodit të Procedurës Penale, ka shpallur moskompetencën lëndore dhe i ka dërguar aktet e çështjes penale Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, si prokuroria kompetente për shkak të subjektit, për të vijuar hetimet ndaj shtetasi B.Ç, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar një javë pas shpërthimit të bombulës , ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij, dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë./albeu.com