Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Korenica: Vendimi për dinarin i qëlluar, por është dashur të njoftohen ndërkombëtarët

 
   

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, e ka cilësuar të duhur rregulloren e BQK-së e cila e ndalon qarkullimin e dinarit serb.

Ai tha se qytetarët në veri të vendit kanë filluar ta përdorin euron si valutë për t’i kryer pagesat e tyre.

“Faktet po tregojnë se qytetarët në veri kanë fillu me përdorë euron në pagesat e përditshme edhe të hyrat që i pranojnë nga Beogradi do i vijnë në mënyrë elektronike do të konvertohen. Dua të shtoj edhe se nuk di ndonjë rast kur shtetet e ndryshme e kanë dërguar përmes vijave kufitare me thasë monedha sikurse që janë bërë në të kaluarën në kufi, ka qenë praktikë e gabume, përmes saj Lista Serbe e kanë shfrytëzu dhe keqshfrytëzu këtë mundësi për të ndiku te votuesit apo te qëllime tjera që i ka. Një mundësi e tillë është ndërpre me të drejtë”, ka thënë ai.

“Ka qenë vendim i qëlluar, paksa i vonuar, është dashur të shikohet më herët. Por jam i mendimit se miqtë tanë ndërkombëtarë është dashur të njoftohen për një procedurë të tillë. Nuk shoh diçka problematike si deputet, i është dhënë periudhë shtesë të mos ngecin pa të ardhura, të futen në sistem pa pasur probleme”, ka vijuar ai.