Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka uruar Suedinë pas anëtarësimit të saj në NATO.
Përmes një postimi në platformën ‘X”, Gërvalla ka thënë se ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për Evropën.
“Pranimi i Suedisë në aleancën e NATO-s është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për Evropën dhe arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë.
Në këtë rast historik, i shpreh urimet e mia homologut tim suedez,@TobiasBillstrom , dhe populli mik i Suedisë”, ka shkruar ministrja.