Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami për raportin e Qeverisë me aleatët: Koordinim për shumëçka, por jo për çdo gjë

 
   

Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami ka folur lidhur me raportin e Qeverisë Kurti me aleatët ndërkombëtar, për të cilët ka thënë se nuk ka asnjë moment që nuk janë trajtuar si partner.

Më tej, ai ka deklaruar se me ta, koordinim duhet të ketë për shumë çështje, por jo për çdo gjë, sipas tij, duke qenë shtet i pavarur e sovran disa veprime Kosova mund t’i marr e pastaj të diskutohet për to.

“Unë mendoj që është ekzagjerim për shkak se nuk e gjen dot një moment, ku nuk i trajtojmë si partner, sepse jopartnerin nuk e thirr në diskutime, e refuzon. Koordimin duhet të ketë për shumë çështje, por jo për çdo gjë, mund të tingëllojë vulgare, por nuk mendoj që ne mund të qëndrojmë me një zyrtar të qeverisë para ambasadave duke i lajmëruar çfarë po vendosim, jemi shtet sovran dhe i pavarur, me qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Disa veprime i marrim pastaj mund t’i diskutojmë. Në raport me Serbinë nuk mund të lëshoj pe sa herë që Serbia ankohet”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Bajrami ka folur edhe për çështjen e dinarit, duke thënë se ai ka qenë vendim teknik i pavarur i Bankës Qendrore të Kosovës.

Po ashtu, ai ka vlerësuar se BQK-ja, respektivisht guvernatori i saj ka një pavarësi të veten e cila nuk guxon të cenohet, me ç’rast ai ka vlerësuar se guvernatori, nuk merr urdhra nga kryeministri, Albin Kurti se cilin vendim të nxjerr më parë.

“Janë çështje si Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, guvernatori i saj, nuk merr urdhra nga kryeministri Kurti se cilin vendim ta nxjerr më parë, ai ka qenë vendim teknik i një banke të pavarur si institucion shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës. Guvernatori nuk është zëvendësministër, ai është i zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Thënë ndryshe ai është i zgjedhur nga populli sepse ne atë përfaqësojmë në Kuvend. Guvernatori nuk i kërkon qeverisë miratim për çdo vendim që merr, ka një pavarësi të vetën për të cilën edhe nuk guxojmë fort ta cenojmë. Ka shpreh vullnetin që besoj është diçka e jashtëzakonshme sepse ligjërisht guvernatori do të mund ta refuzonte udhëtimin për Bruksel, por ka shpreh vullnetin që t’i sqaroj të gjitha keqkuptimet që janë në raport më ketë vendim”, ka shtuar ai.