Bazuar në një sondazh në emisionin “Debat plus”, se cila parti do të kryesonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin ketë të diele, kanë dhënë votën e tyre gjithsej 10 mijë e 955 persona.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të printe e para në listë me 48% të votave.
Ndërsa partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 44 për qind.
Pas LVV-së, vjen PDK-ja e cila ka marrë vetëm 6 për qind.
Ndërkaq pas këtyre partive pason AAK-NISMA si dhe PSD më 1 për qind të votave.