Deputetja, Albena Reshitaj, e cila është edhe pjesë e Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se draft-projektligji për Shëndetin Riprodhues i shkel të drejtat e njeriut, të drejtat e grua dhe ato të fëmijës.
Reshitaj tha se tek pjesa e gruas që s’ka mundësi që të bëjë fëmijë me materialin e saj gjenetik ose të burrit të saj, del që të jetë që në 60 për qind të rasteve, fajet dalin të jenë te gjini mashkullore.
“Tani, nëse një çift dëshirojnë të bëhen prindër dhe shkojnë e kërkojnë material donor, në shumë shtete lejohet që ajo ta di edhe nacionalitetit. Janë çështje të specifikuara.
“Në Kosovë mund të kemi pasoja të mëdha, për shkak të demografisë, natalitetit që po shkon në rënie dhe problemeve të tjera, ne mund të krijojmë mundësi që në padije dy fëmijë me IVF mund të takohen e të dashurohen dhe të mos e dinë që mund të jenë të një linje të gjakut”, tha ajo në “Edicioni Special” në Klan Kosova
Tutje, ajo tha që ekzistojnë edhe sia probleme që duhet të verifikohet terminologjika juridike se si përdoren fjalët duhura, ku sipas saj, duhet që t’i referohet edhe Kodit Civil dhe atij Penal, për siç tha, fjalën individ.
“Pastaj, në disa dispozita ligjore të këtij projektligji shënohet “individi”, në disa shënohet “çifti dhe gruaja e pamartuar” dhe në disa të tjera “shfrytëzuesi” dhe këto tri fjali janë të ndryshme kanë kuptueshmëri të ndryshme”, tha ajo.